Kaloni te përmbajtja kryesore

Granatimet ruse vazhdojnë në verilindje dhe jug të Ukrainës, thotë ushtria ukrainase

Rusia “nuk ndalon së kryeri operacione sulmuese” në zonat lindore të Ukrainës, informoi sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Në rajonin e Kharkiv në verilindje, Rusia qëlloi në zonat në veri dhe verilindje të qytetit, tha ushtria e Ukrainës.

Nga zyrtarët rajonalë u informua se “nata ishte relativisht e qetë” me “granata sporadike” dhe se se tre persona u plagosën në fshatrat në verilindje të qytetit Kharkiv, shkruan CNN.

Në rajonin Sumy në verilindje, Rusia nisi sulme ajrore dhe granatime artilerie, tha ushtria. Përditësimet e veçanta rajonale mbi Sumyn thanë se nuk kishte viktima nga sulmet.

Në Ukrainën jugore, në zonën e Kryvyi Rih, Rusia vazhdon bombardimet.

Rreth 85 kilometra (53 milje) në jugperëndim të Kryvyi Rih, zyrtarët rajonalë thanë se qendra e qytetit Novyi Buh u granatua gjatë natës, me ç’rast u plagosën dy persona, u dëmtuarnjë dyqan, një farmaci dhe disa ndërtesa banimi. Më në jug, granatimet vazhduan kundër Bereznehuvate, ku u dëmtuan një shkollë dhe ndërtesa banimi.

Në rajonin jugor të Khersonit, raportohet se luftimet vazhdojnë dhe “situata është e tensionuar” në fshatrat aty pranë. Nuk ka ujë apo energji elektrike në fshatrat që kufizohen me rajonet e Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk, u bë e ditur në deklaratë.

Përgjatë bregut të Detit të Zi në perëndim në rajonin e Odesa-s, një përditësim rajonal tha se kishte dy sulme me raketa, një gjatë natës dhe një të hënën në mëngjes. Një raketë u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Gjithashtu, u godit edhe një urë që nuk funksiononte, pa viktima, por dëme u shkaktuan në disa shtëpi, u bë e ditur në deklaratë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button