Grenell i reagon Kurtit: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Dialog, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkatërroi lidhjet e forta mes Kosovës dhe SHBA-së.

Grenell në Twitter ka shpërndarë postim e Kurtit ku ka shkruar se është e drejta e të zgjedhurve në zgjedhjet demokratike të marrin detyrën, dhe se Kurti është lideri i parë, veprimet e të cilit janë dënuar si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.

“Megjithatë, ndihma e huaj nuk është një e drejtë. SHBA mbështet ata që ne besojmë se po avancojnë vlerat perëndimore. Ju keni shkatërruar lidhjen e fortë midis SHBA-së dhe Kosovës. Ju jeni lideri i parë i Kosovës që dënoheni si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.” ka shkruar Grenell.

Në postim ai ka etiketuar edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, së cilës i ka thënë se “heshtja është shqetësuese”, si dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi, për të cilin tha se “i duhet Kosovës tani”./21Media

Back to top button