Grenelli kërkon që administrata e Bidenit t’i dënojë deklaratat e Kurtit

 

Ish-emisari i Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.

Grenell ka shpërndarë një intervistë të liderit të Vetëvendosjes ku thotë se do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Përse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të tij?!” ka shkruar Grenelli në Twitter duke etiketuar Departamentin e Shtetit e Ambasadën e Amerikës në Kosovë.

Ka ditë që Grenelli që kritikon Kurtin dhe VV-në./21Media

Back to top button