Greqia arrin marrëveshje me kreditorët

Greqia të martën ka arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë për pakon e re të ndihmave dhe reformave, deklaroi ministri i Financave i Greqisë Euklid Cakalatos

“Është paraqitur tymi i bardhë”, u tha Cakalatos gazetarëve, duke përdorur asociacionin i cili përdoret kur zgjidhet papa, duke sugjeruar se është arritur marrëveshja.

Partia më e fortë opozitare greke, Demokracia e Re njoftoi sot se nuk do të mbështesë marrëveshjen e Athinës zyrtare dhe kreditorëve të saj kur ajo të vijë në rendin e ditës së parlamentit.

“Nuk do të votojmë për masat e reja të kursimit, të cilat ulin pensionet dhe rritin tatimet në Greqi”, tha zëdhënësi i Demokracisë së Re Vasilis Kikilias për Reuters.

Back to top button