Greqia sot mban zgjedhjet parlamentare

Greqia sot është duke mbajtur zgjedhjet parlamentare.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 16:00.

Gati 10 milionë grekë kanë të drejtën e votës.

Kriza e kostos së jetesës është në qendër të fushatës, me partitë që përpiqen të tërheqin votuesit me premtime për të rritur pagën minimale dhe për të krijuar vende pune.

Nëse asnjë parti nuk fiton plotësisht, presidentja greke Katerina Sakellaropoulou do t’u japë tre partive kryesore një mandat treditor secilës për të formuar një administratë.

Nëse të gjitha dështojnë, Sakellaropoulou do të emërojë një qeveri të përkohshme që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja afërsisht një muaj më vonë.

Back to top button