Gresa Behluli bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i foshnjës

Këngëtarja, Gresa Behluli është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Hajrush Behluli përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka treguar edhe emrin e nipit të posalindur.

”Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat. Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, ka shkruar Behluli.


Kujtojmë që, për ta pasur një kujtim nga kjo periudhë e ëmbël Gresa kishte realizuar një fotosesion në të cilin dukej shumë bukur. Njëren nga imazhet e këtij fotosesioni Gresa për fansat e saj e kishte publikuar në ”Instagram”./21Media

Back to top button