1,571 pako me fletëvotime kanë ardhur nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.
Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave ka përfunduar të premten në mesnatë.
“Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë për rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Më 14 nëntor në 21 komuna mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti./21Media

Back to top button