Konfiskohen mbi 15 kg drogë, arrestohet një person

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, se disa të dyshuar po bëjnë transport të substancës narkotike, kanë identifikuar një veturë me të cilën po dyshohej se po transportohej lënda narkotike. Ku edhe janë konfiskuar 15 kilogramë drogë dhe është arrestuar një person.
“I dyshuari K.T (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë, po ashtu dy të tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë (të njohur policinë) janë në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në Milloshevë.
“Fillimisht drejtuesi i veturës ka tentuar të ik me të vërejtur policinë, por falë edhe patrullës policore të trafikut, vetura është ndalur. Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh, janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogram e 234 gram substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe gjyqtari i procedurës paraprake, nga të njëjtit është marrë konfirmimin për urdhër-kontroll në dy adresa në Fushë Kosovë. Gjatë kontrollit në ato dy lokacione nuk është gjetur asgjë e dyshimtë./21Media

Back to top button