Greva në arsim po i shtyen garat e nxënësve

Shtyhet organizimi i Olimpiadave

Sot është dita e nëntë e grevës në arsim, e kjo grevë po ndikon edhe në shtyerjen e aktiviteteve të tjera shkollore për nxënësit.

Organizimi i Olimpiadave Shkollore, Olimpiadave Komunale dhe Olimpiadës Matematike të Kosovës, sot janë shtyer për një afat të pacaktuar. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Sipas kësaj shoqate kjo shtyrje ka ardhur si rezultat i grevës në arsim, shkruan rtv21.tv.

“Në javën e parë kur do të fillojë mësimi do t’ju njoftojmë për datat e reja”, thuhet tutje në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), kanë refuzuar ofertën e kryeministrit, Ramush Haradinajt. SBASHK kishte njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga./21Media

Back to top button