Haradinaj: Rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 7 %

Haradinaj ka thënë se Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj ka thënë se me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, kjo rritje do të shkojë deri në 7%.

“Kjo marrëveshje parasheh një investim prej 1.3 miliardë euro, që do të garantojë pavarësi energjetike.”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, para pak ditësh ka bërë të ditur se me termocentralin “Kosova e Re”, ka qenë investimi më i madh që nga paslufta në vlerë prej 1.3 miliard euro.

Ndërkohë që ministri i Financave, Bedri Hamza, kishte deklaruar se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 4.3 përqind, që është rritja më e madhe në 5-6 vitet e fundit dhe kryesisht sipas tij, ka ardhur si rezultat i investimeve./21Media

Back to top button