Ministri i Jashtëm grek sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, pritet ta vizitojë Kosovën të martën, ku do të takohet me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Siç ka njoftuar MPJ-ja greke, ndër temat kryesore që do t’i diskutojnë Dendias dhe Gërvalla është dialogu Kosovë-Serbi.
“Deklaratat e përbashkëta për shtypin janë planifikuar të bëhen pas përfundimit të bisedimeve të zgjeruara, rreth orës 11:30 me orën greke. Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shtrojë një darkë për nder të ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim e kësaj ministrie.

Back to top button