Gruaja nga Gjilani e mashtroi punëtorin e postës, nuk ia pagoi dërgesën mbi 2 mijë euro

 
Është arrestuar sot një grua nga Gjilani, e cila mashtroi punëtorin e postës dhe nuk ia pagoi dërgesën në vlerë prej 2 mijë e 650 euro.
Në komunikatën e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se “pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me rastin ku një ankues (punëtor i një poste) ka raportuar se me datë 18.09.2021, derisa ka pasur një dërgesë për ta sjellur në Gjilan në vlerë prej dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro një personi të gjinisë femërore me iniciale M.H. (emër i rrejshëm), në momentin e kontaktit me këtë person, e dyshuara merr porosinë duke i thënë pales ankuese se po shkon për t’i marr paratë dhe për tia sjell atij, ajo largohet në drejtim të panjohur duke e mashtruar atë”.
Policia ka njoftuar se pas një pune intensive të njësive hetimore të Policisë në këtë rajon sot është arritur që e dyshuara me iniciale (L.S.) të identifikohet dhe arrestohet, e cila në prezencë të avokatit mbrojtës pranon se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent e dyshuara ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button