Grubi: Kosova ka ndërhyrë në proceset tona zgjedhore, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria JO

( Lajm i përditësuar)


Grubi: Kosova ka ndërhyrë në proceset tona zgjedhore, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria JO

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi  foli edhe për vizitën e ministrit Liburn Aliut në Maqedoninë e Veriut.

“Kishte ardhur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, për ta shpjeguar këtë çështje dhe në fakt u pa që vlerësoi që u bë gabim, dhe u vu vizita e kryeministrit të Kosovës, në kontekst të formimit të partiçkave të vogla minore të shqiptarëve me nga një deputet, dy deputet dhe për të iu dhënë krah atyre. Gabime të tilla nuk është që janë bërë vetëm këtë herë, janë bërë edhe në të kaluarën. Nga Maqedonia e Veriut nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje në proceset zgjedhore në Kosovë, apo edhe në politikat ndërpartiake në Kosovë asnjëherë, as edhe nga Shqipëria nuk ka pasur ndërhyrje as në Maqedoni as edhe në Kosovë por nga Kosova ka pasur ndërhyrje edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Shqipëri që nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.”, tha Grubi në “21Gradë” në RTV21.

Ai shtoi se janë të edukuar nga Ali Ahmeti që marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqipërinë t’i ndërtojnë institucionalisht.

“Asnjëherë nuk na ka ndodhur që të ndërhyjmë në proceset zgjedhore,  e kundërta po që nga themelimi i partisë këtu në Kosovë në të gjitha proceset zgjedhore ka pasur ndërhyrje nga ana e Kosovës por kanë dështuar asnjëherë s’ka pasur sukses.”, tha ai.


Grubi: Projekti i rrugës Prizren-Tetovë është iniciativë e Qeverisë maqedonase, Kurti e përdori për fushatë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi  foli për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë Veriore.

Ai në emisionin 21 Gradë në RTV21 tha se për këtë vizitë nuk ishte njoftuar zyrtarisht qeveria maqedonase, shkruan portali rtv21.tv

“Nga mediat kemi qenë të informuara, formalisht jo”

Përmendi edhe koncerti e “Elita 5 “në Tetovë ku mori pjesë Kurti. Ai shtoi se projekti për rrugën Prizren- Tetovë  për të cilin kryeministri i Kosovës foli në at tubim, ishte realizuar nga Maqedonia e Veriut.

“Për të marrë pjesë kryeministri në një koncert dhe për të promovuar ose për të diskutuar më mirë të them për rrugën Prizren- Tetovë, e cila është iniciativë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Do të thotë Qeveria e Kosovës, dhe këtë e diskutuam edhe me ministrin Liburn Aliu kur ishte pas dy tre ditësh pas vizitës së kryeministrit nuk kishte as idenë as projektin as fizibilitetin dhe ne ua dhamë aso kohe dhe Qeveria tashmë e Kosovës ose Vetëvendosje atëherë e përdori studimin e fizibilitetit që ne e kishim bërë për fushatën zgjedhore në Prizren, do të thotë  me projektin e paguar me taksapaguesit e Maqedonisë së Veriut dhe është kryekëput zanafillë, pikënisje nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.”, tha Grubi.

Ai po  ashtu tha se Kurti shkoi në fshatin Vicë që sipas Grubit nuk ka lidhje me rrugën Prizren- Tetovë, pasi që siç shtoi ai rruga  ndërtohet në një anë krejt tjetër.

“Dhe aty doli baneri “Autochthonous” dhe tash nga elita politike maqedonase veçanërisht nga opozita u keqpërdor për arsye se thonë që ja po shfaqen ide për Shqipëri të Madhe në një vend i cili e ka njohur Kosovën, i cili e ka përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën, e ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat edhe rajonal edhe kontinental edhe ndërkombëtar dhe tashmë po i rikthehet Maedonisë së Veriut në këtë formë duke mos respektuar fare as hymnin e shtetit as flamurit të shtetit, nga oponionbërësit kryesisht shqiptar u cilësua si një  tentativë për të shmangur gjithë foksuin politik që ne e kemi për ta ndryshuar Kushtetutën”, tha Grubi.

Sipas tij të gjitha kjo u cilësua si tentativë që të hiqet fokusi nga çështja e Bullgarisë dhe të rikthehet nacionalizmi apo kontesti mes maqedonasëve dhe shqiptarëve që siç vlerësoi Grubi tashmë është i kaluar. Ai vlerësoi se nuk është e nevojshme që të rikthehet një narrativë e tillë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar  që të nisin punimet sa më parë për këtë rrugë.

“Aksi rrugor Prizren-Tetovë tashmë është marrëveshje midis dy qeverive tona. E kam nënshkruar këtë marrëveshje me ish- kryeministrin Zoran Zaev dhe e kemi vazhduar me kryeministrin aktual Dimitar Kovacevski. Zëvendësministri im i Infrastrukturës Hysen Durmishi është dakorduar me homologun e tij, zëvendësministrin e Transportit, Bekim Rexhepin e me drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore, rrugët e Maqedonisë, Ejup Rrustemin, janë dakorduar pra për njërin nga gjashtë opsionet e dala nga studimi i fizibilitetit me tunel 6.4 kilometra, pak më i gjatë se ai në Kalimash, dhe nga 15 kilometra në të dy anët e hyrje daljeve të tunelit. Kostoja e parallogaritur e këtij aksi të rëndësisë së madhe ndërshtetërore, kombëtare, rajonale e evropiane është rreth 200 milionë euro, 3/4 për tunelin e pjesa tjetër për rrugët në të dy anët e tij që e lidhin Prizrenin me Tetovën, që e lidhin Tetovën me Prizrenin”, ka deklaruar Kurti gjatë vizitës./21Media

Back to top button