Grupi i parë i sportistëve nga Kosova arrin në Algjeri

Grupi i parë i ekipit të Kosovës ka arritur në mëngjesin e sotëm në Oran të Algjerisë, ku prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 do të mbahen Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022.
Në grupin e parë bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.
Ekipi u nis nga Prishtina për në Shkup, prej nga u bë udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran, së bashku edhe me ekipin e Maqedonisë së Veriut.
Kosova në Oran përfaqësohet me 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme./21Media

Back to top button