Guardian: Vetëvendosje fiton ndaj “Krahut të luftës”

Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë koalicioni PAN ka marrë 34% të votave, një fitore – por jo e mjaftueshme për të krijuar qeveri

Kjo mund të jetë një lajm shumë i mirë për Vetëvendosjen, një lëvizje politike e krahut të majtë , e cila ka prezantuar anti-kolonializmin në fjalorin shqip, thuhet në një artikull të prestizhozes “The Guardian”, përcjell   rtv21.tv.

Vetëvendosja ka fituar më së shumti ulëse në parlament se secili tjetër subjekt i ndarë, duke marrë 26% të votave, thuhet me tuje në artikullin e Guardian-it.

Edhe pse Vetëvendosje do të duhet të zgjedhë një partner për koalicion që të formojë qeverinë, kjo fitore është historike, pasi është fitore kundrejt “krahut të luftës” udhëhequr nga anëtarë të dyshimtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Guardian.

“Ish udhëheqësi i Vetëvendosjes Albin Kurti është një emblemë e rezistencës paqësore kosovare, pasi ishte burgosur nga regjimi serb gjatë luftës, dhe pas lirimit  ai iu fut politikës” thekson ndër tjerash Guardian./21Media

Back to top button