Lajçak i kërkon Lulzim Hetemit të tërhiqet nga objekti i Komunës në Leposaviq

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi duhet të ndjek shembullin e kryetarëve të tjerë dhe të punojë nga objekte alternative.

Lajcak ka thënë se kryetarët merren vetëm me disa çështje administrative por jo edhe politike, meqë sipas tij s’kanë marrë mandat nga serbët për një gjë të tillë.

”De-përshkallëzimi do të thotë që kryetarët e komunave të tërhiqen nga ndërtesat ku ndodhen aktualisht, para së gjithash në Leposaviq. Dhe të punojnë nga disa ambiente të tjera, siç bëjnë tashmë dy kryetarët tjerë. Do të thotë se merren me disa çështje administrative, por jo politike. Për këtë ata nuk kanë marrë mandat nga votuesit e komunitetit serb”, ka thënë Lajcak për Euronews Serbia.

Ai gjithashtu ka thënë se BE pret që të largohen edhe protestuesit, dhe të tërhiqen policia e Kosovës dhe KFOR-i. Pasi të ndodh kjo, Lajcak thotë se hapi tjetër është të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja dhe si të arrihet deri tek ato.

Back to top button