Hagë: Gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Avokati: Prokuroria s’po therret personat përgjegjës për të dëshmuar
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ku po zhvillohet gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, avokati i këtij të fundit ka lexuar transkriptin e intervistës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar me personin, targat e veturës të së cilit ishin parë pranë zyrës së organizatës në kohën e dorëzimit të dokumenteve. Ai ka pyetur dëshmitaren e prokurorisë, hetuesen Zenka Pumper nëse i është kërkuar të bëjë hetime rreth kredibilitetit të personit në fjalë, por e njëjta e ka mohuar një gjë tillë./21Media

Back to top button