Kaloni te përmbajtja kryesore

Hahn në Beograd, flet për parakushtet e hyrjes në BE

Hahn pret që edhe Prishtina ta konfirmojë përkushtimin sepse dialogu nuk ka alternativë

Komisari europian për Zgjerim Johannes Hahn, në Beograd, ka bërë të ditur se përparimi në dialogun Beograd – Prishtinë është parakusht për perspektivën e hyrjes në BE.

Sipas një deklarate të  MPJ-së së Serbisë, siç citon B92, Hahn ka thënë se pret që edhe Prishtina ta konfirmojë përkushtimin ndaj procesit sepse sipas tij dialogu nuk ka alternativë.

Sipas po të njëjtës deklaratë, Daçiq e Hahn kanë vlerësuar se dialogu duhet shkuar drejt rezultateve konkrete, pasiqë për të dy palët është me rëndësi të kenë dialog të suksesshëm e konstruktiv.

Derisa, Daçiq ka thënë se pret nga Kosova që të bëjë formimin e Bashkësisë së komunave serbe, e cila është edhe qenësore për Serbinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button