Hajnat me maska e armë i dalin në rrugë, i moren krejt çka kishte

Në fshatin Dogaj të Kaçanikut mbrëmë rreth orës 18:00 një punëtor u bë viktimë e një grabitjeje.
Dy të dyshuar me maska e të armatosur ia kanë grabitur viktimës 562 euro, dy telefona dhe çelësat e makinës.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij të punës (postë e shpejtë) është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur të cilët ishin të maskuar dhe të njëjtit në kërcënimin e armës i kanë grabitur 562 €, dy telefona dhe çelësat e makinës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit janë larguar me motoçikletë në drejtim të panjohur./21Media

Back to top button