Haliti thotë se Kosova është nën ombrellën e NATO-s
Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Kosova është e mbrojtur nën ombrellën e NATO-s.
“Unë mendoj se Kosova është në NATO. Dhe NATO nuk e besoj që nuk e ka parasysh që edhe Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Po e besoj që proceset qe po zhvillohen në Kosovë, qoftë në zhvillimin e FSK-së dhe tjera, jemi duke u përgatitur. Mbi të gjitha jemi nën ombrellën e NATO-s të mbrojtur”, tha Haliti në Argument Plus të RTV21.
Sipas deputetit, Kosova ka disa çështje që ia pamundësojnë anëtarësimin në NATO./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?