Rasti i ambasadorit Berishaj, Haliti: Kam pritë që vjen në Prishtinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se nuk e di saktë se sa shtetësi ka ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Sidoqoftë atij i është bërë një zhurmë e madhe përmes një mediumi në Kroaci dhe duke qenë ambasdor i Kosovës do të duhej që të sqaronte për këtë punë. Të jetë vetë i sqaruar dhe ta dijë të paktën nëse është i implikuar”, tha Haliti.
“Për shkak të dyshimeve nuk hi askush në burg. Për shkak të dyshimeve nuk dënohet askush, por për shkak të veprimit atëherë duhet me marrë masa”, shtoi ai.
Sipas tij, Qeveria në rastin e ambasadorit Berishaj ka qenë e rezervuar, kurse presidentja Vjosa Osmani ka qenë agresive kur është pyetur për ambasadorin.
Tutje, Haliti tha se ka pritur që Berishaj të vinte në Prishtinë dhe në ndonjë televizion të sqarohej.

Ndryshe, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, pasi mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh në vlerë prej rreth 600 mijë eurosh nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, Robert Golob./21Media

Back to top button