Hamëz Jashari i ri feston sot ditëlindjen, pamje nga festa e familjes Jashari

Hamëz Jashari i ri feston sot ditëlindjen e 20-të. Me këtë rast familja Jashari janë mbledhur për të festuar.
Në rrjetet sociale, ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka publikuar pamje nga kjo festë, teksa e ka uruar djalin, i cili mban emrin e babait të tij, shkruan rtv21.tv
Sipas Bekimit, Hamëza i ri në çdo moment nua kujton babushin, luftën dhe sakrificën e tij dhe të familjes Jashari për Liri e Pavarësi.
“Gëzim i pa përshkrueshëm me mixhën Rifat dhe familje duke festuar ditëlindjen e Hamëzes sonë të ri, emri i të cilit në çdo moment na kujton babushin, luftën dhe sakrificën e tij dhe të familjes sonë për Liri e Pavarësi.  Festat e tilla, lumturia e gëzimi në sytë e fëmijëve tonë para se gjithash na e kujtojnë rrugëtimin e familjes sonë dhe çmimin e lartë të Lirisë që kemi paguar historikisht si popull.  I dashur bir nga zemra të urojmë ditëlindjen e 20-të, shëndet e gëzime paq tërë jetën!Vazhdo kështu të na bësh krenar me sjelljen, edukimin dhe angazhimin në formësimin tend profesional duke qenë i gatshëm t’i shërbesh atdheut dhe popullit tonë kurdo dhe në çfarëdo mënyre.  Gëzuar”, ka shkruar Bekimi në Facebook./21Media

Back to top button