Hamza: Sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj

Ministri flet për rritjen e pagave

Ministri i Financave, Bedri Hamza para deptuetëve në seancën e sotme foli  për vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave, tha se ky vendim nuk ka prodhuar efekt financiar pasi që ende nuk është zbatuar. Ai propozoi që të rregullohet me ligj.

Sipas tij ligjet që lidhen me reformën e Administratës Publike duhet të sillen në Kuvend dhe të aprovohen.

Ndërsa Hamza duke folur rreth asaj se ka konflikt interesi që Qeveria ia ka rritur pagat vetës, Hamza kërkon të dijë se qysh janë rritë pagat deri tash. “Unë i përmenda vendimet e kryeministrave. Disa i përcaktojnë pagën e kryeministrit, disa të ministrave, disa të zv ministrave. Le të del dikush le t’ma shpjegon qysh kanë caktu pagat e tyre deri sot përveç me vendime të qeverisë”, tha ministri Hamza.

Duke iu drejtuar deputetes së VV-së Albulena Haxhiu, Hamza e ka pyetur atë nëse ka diku në ndonjë vend që deputeti e ka pagën dyfish më të madhe sesa ministri.

“Nuk jam këtu ta luaj rolin e avokatit, por as ta atakoj ndonjë vendim. Ma thuaj një vend ku deputeti e ka dyfishin e pagës së ministrit. Merre pak me qetësi”, i tha Hamza, deputetes Haxhiu.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, që në mandatin e kaluar ka qenë ministër i Financave, Avdullah Hoti, tha se asnjëherë nuk i kanë rritur pagat, pro vetëm kanë marrë vendim që t’i zgjasin pagat edhe për 6 muaj pas përfundimit për pozitat e zëvendës ministrave. /21Media

https://rtv21.tv/haradinaj-paga-e-kryeministrit-eshte-ne-vendin-e-69/

Back to top button