Vazhdon asistenca për ATK-në

Edhe dy vjet asistencë teknike

Në Administratën Tatimore të Kosovës njofton se në këtë institucion po qëndron një ekip nga FMN për projektin e vazhdimit të asistencës teknike për ATK-në  gjatë viteve 2019- 2021.

“Qëllimi i këtij projekti është që ATK të ndihmohet në realizimin sa më të mirë të misionit të saj, si dhe objektivave të tjera strategjike. Objektivi specifik i këtij ekipi është që të ofroj asistencë teknike në administrimin më të mirë të përmbushjes tatimore, mënyrën e menaxhimit të proceseve, si dhe fuqizimin e funksioneve kryesore të administratës tatimore.”, thuhet në njoftim

Po ashtu ATK bën të ditur se gjatë takimit u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit, në kuadër të planit vjetor të asistencës teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN./21Media

 

Back to top button