Hani i Elezit po voton, deri tani nuk ka parregullsi

Deri në orë 11:00 kanë votuar 5.50%

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në komunën e Hanit të Elezit deri më orën 11:00 kanë votuar 492 qytetarë apo 5.50% ndërsa të drejtë vote në këtë komunë kanë 8 mijë e 945 qytetarë.

Ekipi i RTV21  vezhgoi procesin zgjedhor në qendrën kryesore në këtë komunë me numër 33 01 D në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” dhe nuk ka vërejtur ndonjë parregullësi. Menaxheri i kësaj qendre Nazim Laçi bëri të ditur se deri më tani në këtë qendër kanë votuar 236 votues nga 4 mijë e 235 qytetarë sa pritet të votojnë në këtë qendër, raporton rtv21.tv.

Sipas tij dhe sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim deri në këtë pjesë të ditës, nuk ka pasur asnjë parregullësi dhe çdo gjë ka shkuar mirë dhe me kohë.
Pati edhe votues që kishin ardhur nga diaspora konkretisht Gjermania për të kryer obligimin e tyre për të votuar./21Media

Back to top button