Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët, s’është vendosur drejtësia mbi shumë masakra

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit.

Haradinaj tha se është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët, e ende nuk ka drejtësi për shumë masakra.

“Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur”, shkroi Haradinaj në “Facebook”.

Back to top button