Hiqen rrethojat në komunën e Zveçanit

Policia e Kosovës sot kanë larguar plotësisht rrethojat që ishin të vendosura rreth ndërtesës së komunës në Zveçan.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
Elshani tha se gardhi mbrojtës është hequ pasi që është vlerësuar se situata në atë pjesë është stabile dhe në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve lëvizje të lirë.
Policia e Kosovës po ashtu e kanë larguar tabelën me shkronja cirilike nga ndërtesa dhe vendosën një të re tregjuhëshe.
Ushtarët e KFOR-it vendosën barrikada rreth ndërtesës komunale dhe pasi serbët filluan protestat më 29 maj të vitit të kaluar për shkak të nisjes së punës së kryetarëve të rinj të komunave./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?