Haradinaj: Arian do të na mungosh!

Haradinaj me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.

Pas homazheve Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar ai.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria.

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën të shtunën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore./21Media

Back to top button