Presidenti bën homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit Daci

Në nderim të Arian Dacit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.

Pas homazheve edhe Thaçi është nënshkruar në librin e zisë.

Homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe ministra dhe deputetë të tjerë.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria.

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën të shtunën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore./21Media

Back to top button