Ronela Hajati feston ditëlindjen sot, kaq vjet mbushi

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati feston ditëlindjen sot dhe ka mbushur plot 32 vjet.
Që kur këmi hyrë në shtator, Ronela ka qenë shumë e emocionuar për ditën e saj të lindjes dhe këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjete sociale.
Gjithashtu, këngëtarja ka publikuar fotografi në Instagram, ku bën të ditur se përpos urimeve të veçanta, ajo ka pranuar edhe dhurata të ndryshme, madje shumë miq të saj kanë ardhur në Shqipëri me qëllim për të qenë të pranishëm në ditën më të rëndësishme të saj.

Edhe vitin e kaluar Ronela bëri një festë të “çmendur”, në shoqërinë e familjes, miqve e kolegëve të saj./21Media

Back to top button