Marotta e konfirmon planin për Inzaghin

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta e ka konfirmuar planin që gjiganti italian e ka për të ardhmen e trajnerit Simone Inzaghi.

Interi po shkëlqen këtë sezon nën urdhrat e Inzaghit, dhe pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve, “Nerazzurët” janë rrugës për ta fituar Scudetton e këtij sezoni.

Marotta e konfirmoi se Interi dëshiron të vazhdojë të ardhmen me Inzaghin në krye të skuadrës.

“Ne dëshirojmë që të vazhdojmë me Simone Inzaghin si trajner, ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe gjithçka është vendosur që të vazhdojmë me të”, tha Marotta.

Po ashtu, shefi ekzekutiv i Interit konfirmoi planet edhe për Lautaro Martinezin.

“Gjithashtu me Lautaro Martinez, ne jemi në të njëjtën faqe dhe të bindur për të vazhduar së bashku”, tha Marotta.

Back to top button