Haradinaj ftohet në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit”

“Lutjet e Mëngjesit” më 6 shkurt

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë për “Lutjet e Mëngjesit”, që do të zhvillohen më 6 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni marrin pjesë politikanë dhe personalitete publike nga vende të ndryshme të botës.

Ky është viti i 68-të, që Amerika mbanë “Lutjet e Mëngjesit”, ceremoni e cila drejtohet nga presidenti.

Në vitin e kaluar Haradinaj nuk kishte marr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, edhe pse ishte i ftuar në këtë ngjarje. Ai nuk kishte arritur të pajiset me kohë me vizë udhëtimi për në SHBA./21Media

Back to top button