Haradinaj: I bëjmë thirrje institucioneve të rendit të lirojnë aktivistët e arrestuar

Reagon Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar aktin e ndalimit nga policia të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët siç tha Haradinaj ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë.

“Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi. I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button