Haradinaj i bëri thirrje Hotit të ketë qasje serioze në Washington

 

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, të ketë qasje serioze në menaxhim dhe format të temave dhe takimit në Washington.

Haradinaj ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit

“E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ky takim ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por u shty për shkak të publikimit të aktakuzave të pakonfrimuara  ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit. /21Media 

Back to top button