Haradinaj i kërkon Qeverisë që “menjëherë” t’i zbatojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë për targat

Haradinaj i kërkon Qeverisë që "menjëherë" t’i zbatojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë për targat

Ish kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj po i kërkon Qeverisë që siç thotë ai menjëherë të pranojë kërkesën e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se Qeveria nuk duhet të vazhdojë me demagogji pasi sipas Haradninajt kjo kërkesë garanton sigurinë e Kosovës.
“Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit; Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës; “, shkruan Haradinaj në Facebook.
E një kërkesë të tillë e pati edhe ish kryeministri tjetër i Kosovës, Avdullah Hoti. Edhe ai tha se nëse veprimet e Qeverisë nuk e kanë përkrahjen e miqve atëherë nuk i shërbejnë interesave të vendit./21Media

Back to top button