Edhe sot dorëheqje të policëve serbë, Policia: Kemi kapacitete për menaxhim të situatës

Edhe sot dorëheqje të policëve serbë, Policia: Kemi kapacitete për menaxhim të situatës

Punonjësit policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut, edhe sot kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, njofton Policia e Kosovës.
“Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Megjithatë policia po ashtu bën të ditur se ka kapacitete për menaxhimin e situatës.
“Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar.”, përfundon njoftimi i policisë./21Media
 

Back to top button