Hill: Serbët duhet të kthehen në institucionet e tyre

Hill: Serbët duhet të kthehen në institucionet e tyre

Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë përparimin e rëndësishëm të bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.
“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.”Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, tha Hill në përgjigje të hetimit të N1.
A tha se autoritetet e Kosovës duhet t’i respektojnë obligimet e tyre pa vonesë duke përmendur se procesi i ri-regjistrimit të targave “duhet të zgjatet dhe çdo masë ndëshkuese të pezullohet”
“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, që është obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën”. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, tha Hill.
Ai u bëri thirrje të dyja palëve që “të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe konfrontim”.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar ndërmjetësimin e negociatave.” “Të dyja palët duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë angazhimet e marra në dialogun e ndërmjetësuar nga BE,” tha Hill./21Media

Back to top button