Rrugët me ngrica, Policia me apel për shoferët

Policia e Kosovës, gjatë angazhimit të shtuar për të ofruar siguri në trafik, brenda 24 orëve të fundit ka realizuar 543 Pika Kontrolli për Automjete, dhe ka konfiskuar 21 patentë shofer.

Përmes një komunikate për media. ata kanë bërë të ditur se njësitet policore të të gjitha Drejtorive Rajonale të Policisë kanë vazhduar me aktivitete shtesë për të ofruar siguri në trafik, shkruan rtv21.tv.

“Gjatë 24 orëve të kaluara (22.01.2024), patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si dhe kanë realizuar 543 Pika Kontrolli për Automjete. Për ata drejtues automjetesh që kanë bërë shkelje më të rënda të rregullave të trafikut rrugor, policia ka konfiskuar 21 patentë shofer”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që shpejtësinë e automjetit t’ia përshtatin kushteve të rrugëve dhe të jenë të përqendruar në ngasje, për shkak që rrugët në sezonën e dimrit janë me ngrica dhe borë./21Media

Back to top button