Haradinaj: Kosova do të ketë siguri me Aleancën në Kuvend e Qeveri

 

 

Kandidati i AAK-së për president të Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi sot Malishevën.

Ai tha se partia që ai drejton ka ofertën më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, Kosova do të ketë siguri e zhvillim ekonomik me Aleancën në Kuvend e Qeveri.

“Të përcaktuar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Aleanca ka ofertën më të mirë për qytetarët e Kosovës. Angazhimi im si President, do të jetë në mbështetje të antarësimit tonë në NATO dhe në mbështetje të qeverisë për ringjalljen dhe rritjen ekonomike. Nuk do të presim në pafundësi që vendi ynë të mbetet i bllokuar nga Serbia. Kosova do të ketë siguri e zhvillim ekonomik me Aleancën në Kuvend e Qeveri”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button