​Italia prezanton fanellën zyrtare për Euro 2024

Kombëtarja e Italisë ka prezantuar zyrtarisht fanellat që do të vishen për Kampionatin Evropian Euro 2024 në Gjermani këtë verë.

Fanellat e dizajnuara nga Adidas do të shfaqin tre vija ikonë të markës përgjatë shpatullave, të cilat do të jenë me ngjyrë jeshile, të bardhë dhe të kuqe si një shenjë e flamurit italian dhe stemës së ekipit kombëtar.

Baza e këmishës përmban dy tone blu; një nuancë më e lehtë në pjesën e përparme dhe një blu më e thellë në panelet anësore. Pjesa e përparme e fanellave përmban gjithashtu disa detaje në të bardhë.

Italia ka qenë partnere me Adidas që nga viti 2023, e cila erdhi pas një bashkëpunimi 19-vjeçar me prodhuesit gjermanë Puma.

Italia ka katër miqësore të planifikuara përpara fillimit të Euro 2024. Luciano Spalletti dhe skuadra e tij do të kenë teste kundër Venezuelës dhe Ekuadorit në mars, përpara se të përballen me Turqinë dhe Bosnje-Hercegovinën në fillim të qershorit.

“Azzurrët” do ta nisin fushatën e tyre në Euro 2024 me një ndeshje kundër Shqipërisë më 15 qershor dhe gjithashtu do të përballen me Spanjën dhe Kroacinë gjatë fazës së grupeve.

Back to top button