Haradinaj-Kurtit: Mashtrimi po vazhdon…

 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, për siç thotë vendimin për heqjen e barrierave ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia.
Haradinaj thotë se qeveria po vazhdon mashtrimin. Ai theksoi se qeveria po heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.
“Mashtrimi vazhdon! Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe. Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës. Mjaft mashtrimit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button