Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Prizren

I dyshuari me inicialet L.L, është arrestuar pasi i njëjti ka vjedhur një laptop në një lokal në Prizren.
I njëjti kishte fshehur laptopin në oborrin e tij dhe menjëherë pas kontrollit të Policisë, së bashku me ekipin e krimit teknik kanë sekuestruar pajisjen në cilësinë e provave materiale.
L.L dyshohet se ka hyrë nëpërmjet dritares se banjës në lokal dhe kishte dal nëpërmjet dritares e vogël mbi derën hyrëse.
Tutje, të dëmtuarit, pos laptopit i cili ka vlerë rreth 350 euro, nuk i mungon diçka tjetër.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar, ku me urdhër e tij i dyshuari ndalohet për 48 orë.
Gjithashtu, Policia bënë të ditur se i dyshuari është i njohur për organet e rendit si recidivist i këtyre veprave./21Media
 
 
 

Back to top button