Haradinaj-Mustafës: Mirë që po ta kthen PDK-ja si ti VLAN-it

Sipas Haradinajt opozita nuk e ka ndaluar qeverinë në zhvillimet e ndryshme të vendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj iu drejtuar qeverisjes aktuale tha se nëse kanë pasur pakënaqësi brenda koalicionit, atë kanë mundur ta bëjnë gjatë 3 viteve.

Haradinaj më tutje tha se opozita nuk e ka bërë Demarkacionin, nuk është ajo që i ka ndaluar të zhvillojnë arsimin, me transformu FSK-në në ushtri e qështje të tjera duke ju drejtuar që të shkojnë në shtëpi.

”Nuk keni nevojë me i qëru hesapet, qiteni në votim, nuk destabilizohet vendi, kiameti s’kërset, s’ekm çka me iu ba”, tha Haradinaj duke thumbuar me një fjali dhe kryeministrin Mustafa. “Po më vjen mirë që PDK po ja kthen Mustafës më të njëjtin ritëm qysh na patë lanë ai para VLAN-it”, e përfundoi fjalimin e tij Haradiaj./21Media

Back to top button