Haradinaj: Nëse s’do të ketë përparim, do të shkojmë në referendum për bashkim me Shqipërinë

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se nëse nuk do të ketë përparim brenda pesë vitesh në Kosovë, “do të shkojmë në referendum për bashkim me Shqipërinë”.

Kandidati për president nga radhët e AAK-së tha se ne nuk mund ta mbajmë veten vjerrur, derisa sipas tij, çdokush ta ketë disponimin të kryhet çështja e Kosovës.

“Deri kur na kemi me pritë disponimin e Serbisë me na njoftë, përshembull Vuçiqi thotë s’ju njohim sa jam unë derisa jom president, një tjetër thotë diçka. Nuk ka me shku kështu deri në pakufi. Ja i ka pritë Kosova aleatët, ja nuk di çka me thanë ma”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.

Ai shtoi se s’është më koha e ndarjeve, por sipas tij, është koha që secili ta kryejë pjesën e vet.

“Unë s’kom lyp referendum deri sot, hera e parë që po lypi referndumin, zyrtarisht po e paralajmëroj që në 2025-ën nëse Kosova s’i ka mbrri rezultatet e drejta që i takojnë në anëtarësimin drejt BE-së, NATO edhe OKB, atëherë unë do të votoj bashkim me Shqipërinë.”, shtoi tutje Haradinaj./21Media

Back to top button