Reagon Vuçiq ,“Haradinaj njeri i rrezikshëm, Shqipëria e Madhe kërcënim për të gjithë”

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq reagoi pas deklaratës së Ramush Haradinajt, i cili u shpreh se nëse nuk do të ketë përparim brenda pesë vitesh në Kosovë, do të shkojmë në referendum për bashkim me Shqipërinë. Vuçiq tha se pret reagime nga Washingtoni e Brukseli.

Presidenti i Serbisë deklaroi se në rast se Serbia do të fliste me bashkimin me dikë tjetër në Ballkan, do të sanksiononin atë.

Vuçiq shtoi se Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe politikan serioz që po synon të bëhet president dhe në rast se zgjedhet me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë do të kishin edhe Qeverinë e Kosovës e edhe presidentin që do të pajtoheshin me bashkimin me Shqipërinë.

Ai shtoi se “Shqipëria e Madhe” do të ishte kërcënim për të gjithë./21Media

Back to top button