Haradinaj: Nuk ka arsye për operacione e bastisje, secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar si dhe do të dëmtojë Kosovën, përfshirë edhe të akuzuarit.

Tutje Haradinaj ka thënë se tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar.

“E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit. Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë. Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë. Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë. Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të nderuar qytetarë,
E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, 25 September 2020

Kryetari i OVL- UÇK Hysni Gucati është arrestuar sot nga njësia speciale të EULEX-it./21Media

Back to top button