Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj numëron 11 dështimet Kurtit

 
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj në një vjetorin e qeverisë Kurt i ka numëruar siç ka thënë 11 dështimet e kësaj qeverie.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në miratimin e ligjit të pagave, Dështimi në fushën energjisë,.
Sipas Haradinajt është bërë kapja e bordeve dhe institucioneve të pavarura, keqmenaxhim i pandemisë.
Haradinaj vlerëson se vazhdimi i dialogut me Serbinë ka qenë pa koncept :dialog i nivelit teknik nga i cili Kosova nuk përfiton asgjë.
Tutje I par ii AAK-së thotë se Qeveria Kurti ka bërë menaxhimi jo profesional të situatave të sigurisë të krijuara në veri, pastaj dhënia e dhjetëra tenderëve njëburimor, që është shndërruar në model të korrupsionit.
“Dështimet në politikën e jashtme Mosantarësimi i Kosovës në asnjërën prej organizatave ndërkombëtare, mungesa e njohjeve, tërheqja e ambasadorëve pa asnjë shpjegim dhe lënja bosh e vendit të tyre për muaj të tërë. Plus skandale të njëpasnjëshme.Qëndrimi i tij për luftën për liri dhe njëjtësimi i arkivave të Serbisë që kanë mijëra dosje të krimeve monstruoze kundër shqiptarëve me arkivat që nuk egzistojnë të UÇK-së..Fushata sistematike institucionale kundër fjalës së lirë, mediave dhe gazetarëve. Margaritari i fundit i kësaj fushate është deklarata e shefit të stafit të kryeministrit, se si disa media janë ndërmarrje të kriminalizuara. Dështimet në garantimin e pavarësisë së gjyqësorit
Tendenca në rritje për të vendosur kontroll në mënyrën e përzgjedhjes së kryeprokurorit. Me ligjin aktual kryeprokurori zgjedhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Tendenca e kryeministrit është që t’i mbivotojë anëtarët e këtij këshilli, duke zvogëluar numrin e tyre nga 13 sa janë aktualisht në 7, e të tjerët t’i marrë sipas modelit të tij, laikë, nga Avokati i Popullit apo Kuvendi. Model që nuk e kanë as vendet e rajonit e as të BE.”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai është shprehur se nuk është punë e kryeministrit që të përzihet se si duhet të jetë kryeprokuori në kohën kur po i zgjedhet kryeprokuori
Sipas Haradinaj, ka edhe shumë dështime të tjera, kategori në vete, që janë edhe më shumë se dështime, por gabime ordinere, si:
“- Kërkesa qesharake e Kurtit në Bruksel për shndërrimin e CEFTA-s në SEFTA
– Deklarimi pa sqarim se Kosova e mbështet një Asociacion gjeografik
– Qëndrimi skandaloz që Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka obligime juridike për Kosovën.
– Shfuqizimi i marrëveshjeve me komuna dhe heqja e mjeteve të parapara me buxhet
– Zvogëlimi i subvencioneve për bujq, vonesa e realizimit të tyre dhe realizimi parcial. Zvogëlimi i subvencioneve direkte për vreshtarë prej 1000 në 400 euro
– Heqja dorë nga rivendosja e reciprocitetit me Serbinë pavarësisht se ishte premtim elektoral i VV
– Nisma e pastudiuar për padi ndaj Serbisë për gjenocid qe mund te na kthehet në humbje…..”, përfundojnë kritikat e liderit të AAK-së.
Qeveria Kurti ka marrë Kritika edhe nga liderët PDK-së dhe LDK-së.
Lideri i PDK-së Memli Krasniqi e ka cilësuar qeverinë Kurti të paaftë, ndërsa Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Qeveria po braktisë qytetaret, sipas tij 55% e qytetarëve po e braktisin Kosovën./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button