Haradinaj paralajmëron se do t’i drejtohet Supremes

 

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur si të padrejtë vendimin e PZAP-së për rastin e Shemsedin Dreshajt.

“Vërejtja gjyqësore që Dr. Dreshaj ka marrë para 3 viteve është konsumuar me 16.01.2021 përderisa afati i dorëzimit të listave është përmbyllur me 18.01.2021 dhe KQZ morri vendim që afati 3 vjeçar të përcaktohet me datë të certifikimit. Megjithë konsumimit tre vjeçar të përcaktuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Vendimit të KQZ-së për lidhjen e afatit me certifikim, PZAP ka shkelur në mënyrë flagrante Vendimin e Kushtetueses, Vendimin e KQZ-së dhe të drejtën themelore për kandidim.”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka paralajmëruar se AAK do t’i drejtohet Gjykatës Supreme lidhur me këtë rast.

“Tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestr im për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit.”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj në Facebook.

PZAP sot ka publikuar vendimet për ankesat e partive lidhur me certifikimin e subjekteve dhe listave të kandidatëve./21Media

Back to top button