Haradinaj: Përkrahja e Kosovës në Asamblenë e KiE, është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar

Përkrahja e Asamblesë për antarësimin e Kosovës në Këshillit të Evropës, Kryetari i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës.

Haradinaj u shpreh se përkushtimi i rrënjosur në frymën e Kushtetutës dhe shpirtin e qytetarëve u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

“Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës, është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës, si dhe një energji dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes. Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë miqtë e saj!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./21Media

Back to top button