Krasniqi: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohje për ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm.

”Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën. Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anetare e se cilit eshte edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij procesi”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka thënë se, ”Tani, me optimizëm, angazhim dhe lobim, presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji”./21Media

Back to top button